Haradinaj: Shpresojmë të zgjidhet çështja e dorëheqjeve që të fillojë konstituimi, Kurti s’e ka shumicën
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar rreth situatës në Kuvend, duke thënë se shpreson që të zgjidhet çështja e dorëheqjes në mënyrë që të vazhdohet me konstituimin e kuvendit, të cilën kjo parti e mbështet. Haradinaj ka thënë edhe se ligji i ri i votuar nga Qeveria Kurti është
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar rreth situatës në Kuvend, duke thënë se shpreson që të zgjidhet çështja e dorëheqjes në mënyrë që të vazhdohet me konstituimin e kuvendit, të cilën kjo parti e mbështet.
Haradinaj ka thënë edhe se ligji i ri i votuar nga Qeveria Kurti është shkaku i situatës së krijuar.
Po ashtu, ai ka deklaruar edhe se, nëse Kurti do ta kishte shumicën ai do ta votonte raportin e komisionit të mandateve në mënyrë të jashtëligjshme.
Pos kësaj, Haradinaj ka thënë edhe se ai nuk e di si do të rezultojë situata më tutje, pasi që kjo është një situatë e re, për të cilën kuvendi i Kosovës, s’ka përvojë,.
‘‘Mirë është që janë respektua afatet ligjore, pra 48 orë të vazhdimit. Shpresoj që do o të zgjidhet çështja e dorëheqjes dhe të vazhdojmë pra është me rëndësi që të fillojë konsitutimi i Kuvendit, si Aleancë e mbështesim konsitutimin e kuvendit, por s guxojmë me votu shkelje ligjore. Qeveria Kurti ka votu një ligj të ri, për shkak të saj kemi mbet kështu si jemi. Sikur ta kishte shumicën do të mund të votonte jashtëligjshëm vazhdimin, por duke mos e pasur shumicën, kjo është një situatë që ne s’kemi përvojë, parlamenti i Kosovës s ka pas një rast të tillë, nuk e di si do të rezultojë më tutje. Unë s’kam komunikim me Limen me NISMA-n, prej atëherë që nga intervista’’, ka thënë ai.