Haradinaj uron për njohjen nga Kenia: Për Kosovën punohet nga çdo pozitë sikurse ish-Presidenti Pacolli
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur njohjen e Kosovës nga Kenia, duke e cilësuar si një zhvillim jashtëzakonisht të mirë për vendin. Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj vlerësoi rolin e ish-presidentit Behgjet Pacolli në arritjen e kësaj njohjeje dhe theksoi se puna për avancimin e Kosovës duhet të bëhet
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur njohjen e Kosovës nga Kenia, duke e cilësuar si një zhvillim jashtëzakonisht të mirë për vendin.
Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj vlerësoi rolin e ish-presidentit Behgjet Pacolli në arritjen e kësaj njohjeje dhe theksoi se puna për avancimin e Kosovës duhet të bëhet nga çdo pozitë – qoftë brenda apo jashtë politikës, në pushtet apo në opozitë.
“Kjo njohje e re, falë ish-presidentit Behgjet Pacolli, le të jetë një zile alarmi për ata që kanë veshë: për Kosovën duhet të punohet nga çdo pozicion, marrëdhëniet me miqtë dhe partnerët duhen ruajtur gjithmonë dhe për avancimin e Kosovës duhet të punohet ditë e natë,” ka shkruar Haradinaj.
Ai gjithashtu kritikoi ata që, sipas tij, nuk i kanë sjellë asnjë të mirë Kosovës, por sot dalin hapur kundër interesave të vendit dhe aleatëve të tij strategjikë.