Haradinaj: Wisner luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e Kosovës
Kryetari i Aleancen për Ardhmërin e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta e diplomatit amerikan, Frank Wisner. Haradinaj e cilësoi lart ambasadorin Wisner, për të cilin shtoi se populli i Kosovës do ta kujtojë përherë kontributin e jashtëzakonshëm të tij në ndërtimin e shtetit dhe forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA. “Me

Kryetari i Aleancen për Ardhmërin e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta e diplomatit amerikan, Frank Wisner.
Haradinaj e cilësoi lart ambasadorin Wisner, për të cilin shtoi se populli i Kosovës do ta kujtojë përherë kontributin e jashtëzakonshëm të tij në ndërtimin e shtetit dhe forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe mikut të madh të Kosovës, diplomatit të shquar amerikan Frank Wisner. Si Përfaqësues Special i SHBA-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ambasadori Wisner luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e vendit tonë. Përkushtimi, profesionalizmi dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike do të mbeten përjetësisht në kujtesën e popullit tonë”, ka thënë ai.
“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Wisner dhe miqtë e tij. Populli i Kosovës do ta kujtojë përherë kontributin e jashtëzakonshëm të këtij diplomati vizionar në ndërtimin e shtetit tonë dhe forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA. Pushoftë në paqe!”, ka shkruar tutje Haradinaj./Front Online/
Postimi i plotë: