Hasani i përgjigjet Kurtit: Derisa s’ka Qeveri, s’ka si të ketë stabilitet
Pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se Kuvendi duhet të konstituohet. Kosova nuk ka kuvend, por Kosova ka qeveri, Kosova ka stabilitet dhe sidomos ju po e shihni sot si Kosova ka ushtri ka folur deputeti i PDK-së, Nait Hasani. Hasani për FrontOnline ka kundërshtuar theksin e Kurtit për funksionalitetin

Pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se Kuvendi duhet të konstituohet. Kosova nuk ka kuvend, por Kosova ka qeveri, Kosova ka stabilitet dhe sidomos ju po e shihni sot si Kosova ka ushtri ka folur deputeti i PDK-së, Nait Hasani.
Hasani për FrontOnline ka kundërshtuar theksin e Kurtit për funksionalitetin e Qeverisë dhe stabilitetin në vend.
“Nuk e di si e mendon ai se a ka apo s’ka Qeveri. Pozicioni i Qeverisë është i kufizuar. Edhe ndërkombëtarët nuk pranojnë të takohen, kjo tregon se është një Qeveri e papërgjegjshme dhe kjo tregon se nuk është e gatshme të merret me sfidat e qytetarëve,” tha Hasani.
Ai theksoi se pa një Qeveri funksionale nuk mund të ketë stabilitet.
“Derisa s’ka Qeveri, s’ka si të ketë stabilitet, sepse për teke të këtyre bllokimeve dhe të njëjtat bllokada i kanë bërë edhe ndaj kryetarit Veseli. Këta vetë e kanë kundërshtuar Krasniqin e Veselin. Këto janë veprimet e tyre politike,” shtoi deputeti i PDK-së.
Hasani përmendi gjithashtu përgjegjësinë e Kurtit si fitues i zgjedhjeve.
“Parti fituese është, por zgjedhjet i ka humbur dhe ai duhet të ulet me partitë politike, për të konstituar Kuvendin.” potencoi Hasani.