Haxhi Avdyli: Nuk do të kemi nevojë për koalicione, por pas rezultateve finale flasim për Qeverinë e re

Deputeti nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli, ka folur për FrontOnline, rreth mundësisë së formimit të Qeverisë së re. Avdyli shprehet i bindur se me votat e diasporës do të marrin deputetë të mjafueshëm për formimin e Qeverisë. ”Me diasporë do të marrim edhe më shumë deputetë dhe nuk do të jetë e nevojshme për koalicion

Haxhi Avdyli: Nuk do të kemi nevojë për koalicione, por pas rezultateve finale flasim për Qeverinë e re


Deputeti nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli, ka folur për FrontOnline, rreth mundësisë së formimit të Qeverisë së re.

Avdyli shprehet i bindur se me votat e diasporës do të marrin deputetë të mjafueshëm për formimin e Qeverisë.

”Me diasporë do të marrim edhe më shumë deputetë dhe nuk do të jetë e nevojshme për koalicion me partitë tjera’’ tha ai.

Avdyli deklaroi se e sheh si të hershme të flas për koalicionet e ardhshme.

‘’Në këtë drejtim është akoma herët edhe me diskutu edhe me fol për koalicion. Deri të numërohen votat e diasporës dhe me kusht, dhe atëherë do të hapet edhe tema e diskutimeve e të bërjes së Qeverisë dhe mund të deklarojmë’’ tha ai për FrontOnline.

Deputeti i GUXO ka thënë se nuk dëshiron të lëshohet në deklarata rreth asaj se a do të bëjë koalicion me opozitën VV apo jo.

‘’Parimisht nuk e shoh të nevojshme të jap deklaratë, pa e pasur numrin e deputetëve, pa e ditur se a do të ketë nevojë, për koalicion dhe nuk po lëshona në këtë me deklaratën’’ tha ai.