Haxhiu: Jemi të gatshëm të flasim për datën e zgjedhjeve
Në një deklaratë për media, e propozuara e LVV-së për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin të konstituohet, siç po ndodh qe gjashtë herë, “atëherë është e qartë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, përcjell albinfo.ch. “Duket që ka mungesë të vullnetit që të konstituohet Kuvendi […] The post Haxhiu: Jemi të gatshëm të flasim për datën e zgjedhjeve appeared first on Albinfo.

Në një deklaratë për media, e propozuara e LVV-së për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin të konstituohet, siç po ndodh qe gjashtë herë, “atëherë është e qartë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, përcjell albinfo.ch.
“Duket që ka mungesë të vullnetit që të konstituohet Kuvendi i Kosovës, por ne jemi shumë të gatshëm që t’i presim partitë politike që të flasim me to për datën e zgjedhjeve”, tha Haxhiu.
E pyetur nëse do të tërhiqej nga kandidatura për postin e kryeparlamentares pas dështimit për të katërtën herë sot, ajo tha se “Vetëvendosja e ka qëndrimin e qartë”.
Përfaqësuesit e LVV-së kanë insistuar në kandidaturën e Haxhiut, duke thënë se nuk u takon partive të tjera ta përcaktojnë propozimin e LVV-së.
The post Haxhiu: Jemi të gatshëm të flasim për datën e zgjedhjeve appeared first on Albinfo.