Haxhiu: Kryeministër do të jetë Albin Kurti, opozita s’mund ta bëjë e vetme qeverinë
Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, u shpreh e bindur se kryeministër i ri do të jetë Albin Kurti. E pyetur se pse vetëm LDK-së iu dërgua ftesë nga partitë shqiptare, Haxhiu tha se gjatë ditëve të ardhshme s’përjashtohet mundësia edhe për takime të tjera mes partisë së saj dhe partive opozitare. “Është në fazën e

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, u shpreh e bindur se kryeministër i ri do të jetë Albin Kurti.
E pyetur se pse vetëm LDK-së iu dërgua ftesë nga partitë shqiptare, Haxhiu tha se gjatë ditëve të ardhshme s’përjashtohet mundësia edhe për takime të tjera mes partisë së saj dhe partive opozitare.
“Është në fazën e konsultimeve me subjekte të ndryshme me qëllim të konsitutimit të Kuvendit dhe votimit të qeverisë. Në këtë drejtim të gjitha qëndrimet tona kanë qenë publike, transparente asnjë s’e kemi mbajtur fshehur”.
“Prandaj, deri në seancën konstituive janë edhe shtatë ditë. Natyrisht që nuk e përjashtoj mundësinë që brenda këtyre shtatë ditëve do të ketë veprime tjera, do të ketë përpjekje të tjera për takime tjera. Në këtë rast, kryetari Kurti ka ftuar për takim LDK-në për nesër apo pasnesër. Janë dy ditë në disa orare”.
Haxhiu tha se deri më tani dihet vetëm emri i kryeministrit, ndërsa për opozitën tha se s’mund ta bëjë qeverinë.
“Ajo çka dihet tani për tani është emri i kryeministrit. Nuk dihen emrat e personave të tjerë që do të mbajnë pozicione tjera qoftë në qeveri qoftë në kuvend. Ajo që dihet është se kryeministri i ardhshëm do të jetë Albin Kurti dhe qeveria e ardhshme shumë shpejt do të votohet”.
“Qeverinë mund ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje dhe në anën tjetër nuk mendoj që mundet opozita ta bëjë qeverinë si e vetme. Prandaj, duke qenë kështu ose e bëjmë qeverinë ne ose shkojmë në zgjedhje. Dhe ne jemi të interesuar që ta bëjmë qeverinë”