Haxhiu: Nënat e Gjakovës janë zëra të kujtesës sonë kombëtare
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vizitoi Shtëpinë-Muze të nënës Ferdonije, bashkë me nënat e Gjakovës, nënat e viktimave të gjenocidit serb. “Në shtëpinë muze të nënës Ferdonije, me nënat që nuk u dorëzuan asnjëherë përballë dhimbjes së madhe! Më 27 mars, 26 vite më parë, nënës Ferdonije iu rrëmbyen dhunshëm nga forcat serbe

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vizitoi Shtëpinë-Muze të nënës Ferdonije, bashkë me nënat e Gjakovës, nënat e viktimave të gjenocidit serb.
“Në shtëpinë muze të nënës Ferdonije, me nënat që nuk u dorëzuan asnjëherë përballë dhimbjes së madhe! Më 27 mars, 26 vite më parë, nënës Ferdonije iu rrëmbyen dhunshëm nga forcat serbe bashkëshorti dhe katër djemtë e saj”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Ajo theksoi rëndësinë e kujtesës kombëtare. “Nëna Ferdonije dhe nënat e Gjakovës, janë zëra të kujtesës sonë kombëtare, një kujtesë që na obligon të mos harrojmë asnjëherë gjenocidin serb në Kosovë dhe të mos e ndalim angazhimin për drejtësi’.
Ministrja në detyrë e quajti shtëpinë e nënës Ferdonije, një dëshmi e gjallë e dhembjes dhe qëndresës.