Haxhiu: Refuzoj të mbështes iniciativa që kanë për qëllim veç me u duk që po bëjmë diçka

Haxhiu: Refuzoj të mbështes iniciativa që kanë për qëllim veç me u duk që po bëjmë diçka

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke folur për projektligjin për Gjykatën Speciale, ka thënë se refuzon të mbështesë “çfarëdo iniciative që ka për qëllim veç me u duk që po bëjmë diçka”.

Në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë, tha se megjithatë, “nuk po du me paragjyku nismën e PDK-së”, raporton Klankosova.tv.

“Pa paragjykim, për projektligjin që është proceduar, mendoj që është shumë i rëndësishëm çdo veprim. Refuzoj të mbështes çfarëdo iniciative që ka për qëllim veç me u duk që po bëjmë diçka. Nuk po du me paragjyku nismën e PDK-së. I ftoj grupet që të mos bëjnë propozime vetëm sa për t’u dukur që megjithatë po bëjmë diçka dhe nuk kanë ndonjë peshë”.

“Në këtë fazë, pas vendimit të padrejtë të shkallës së parë, secili nga ne duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Haxhiu.

The post Haxhiu: Refuzoj të mbështes iniciativa që kanë për qëllim veç me u duk që po bëjmë diçka appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.