Haxhiu s’ia doli as sot, Kosova sërish pa Kuvend të konstituuar

Kuvendi në cikël dështimesh, Haxhiu sot vetëm 54 vota The post Haxhiu s’ia doli as sot, Kosova sërish pa Kuvend të konstituuar appeared first on Albinfo.

Haxhiu s’ia doli as sot, Kosova sërish pa Kuvend të konstituuar

Bëhet e ditur se para pak minutash ka përfunduar pa sukses edhe përpjekja e tetë për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk po arrin të marrë 61 vota e mjaftueshme për të marrë postin, përcjell albinfo.ch.

Si pasojë do të duhet edhe seanca e nëntë për të tentuar konstituimin.

Për dallim nga votimet e deritashme në të cilat Haxhiu merrte 57 vota, sot ajo mori 54. Kundër kandidaturës së saj votuan 44 vota. Tre deputetë abstenuan.

Kuvendi tashmë prej 15 prillit është duke mbajtur çdo dy ditë seanca në përpjekje për të kaluar procedurat fillestare. Konstituimi konsiderohet i përfunduar vetëm pas zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Nga partitë që në legjislaturën e shkuar ishin në opozitë, në vazhdimësi është bërë thirrje për ndërrim të emrit të propozuar. Teksa Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se emri i Haxhiut nuk është unifikues, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se do ta votonin kryeparlamentarin nëse do të propozoheshin Saranda Bogujevci ose Shqipe Selimin. Lidhja Demokratike ka thënë se nuk do ta votojë asnjë kandidat të VV-së. E në partinë fituese kanë përsëritur në vazhdimësi se nuk mund të marrin propozime për emra nga partitë tjera.

Seanca e ardhshme mbahet të enjten me fillim prej orës 10:00.

The post Haxhiu s’ia doli as sot, Kosova sërish pa Kuvend të konstituuar appeared first on Albinfo.