Haxhiu thotë se Departamentit për Krime Lufte i nevojiten prokurorë shtesë

Welcome to Kosova Today

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se që nga momenti që e ka pranuar detyrën ka punuar në adresimin e krimeve të luftës që kanë ndodhur në Kosovë. Ajo ka folur për disa prej hapave që i kanë marrë si ministri në aspektin e krimeve të luftës që janë bërë në Kosovë, kjo pasi […]

Haxhiu thotë se Departamentit për Krime Lufte i nevojiten prokurorë shtesë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se që nga momenti që e ka pranuar detyrën ka punuar në adresimin e krimeve të luftës që kanë ndodhur në Kosovë.

Ajo ka folur për disa prej hapave që i kanë marrë si ministri në aspektin e krimeve të luftës që janë bërë në Kosovë, kjo pasi raportoi para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

“Si ministri në vazhdimësi kemi punuar në adresimin e krimeve të luftës dhe gjenocidit. Kemi filluar me themelimin e një Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë. Tani instituti është duke u përgatitur që të adresojë krimet e luftës, që përgjegjësi kryesore ka hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës”.

“Nuk kemi dokumentin institucional të krimeve të luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë. Jemi duke punuar në dokumentin që është ‘Strategjia për Drejtësinë Tranzicionale’, ky është një dokument i rëndësishëm që adreson kërkesat apo nevojat që kanë viktimat e luftës”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se është e nevojshme që në Departamentin për Krimet e Luftës në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës të ketë numër më të madh të prokurorëve.

“I kemi ndarë 100 mijë euro si MD që Këshilli Prokurorial të rekturojë edhe pesë prokurorë të tjerë, pasi tre nuk janë të mjaftueshëm”, ka thënë Haxhiu.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Ministrja Drejt Albulena Haxhiu Kosov Komisionit Drejtat Njeriut Barazi Gjinore Persona Pagjetur Viktimat Seksuale Peticione Instituti Hulumtimin Krimeve Serbia Strategjia Tranzicionale Departamentin Krimet Prokuroris Speciale Prokurorial

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Ministrja Drejt Albulena Haxhiu Kosov Komisionit Drejtat Njeriut Barazi Gjinore Persona Pagjetur Viktimat Seksuale Peticione Instituti Hulumtimin Krimeve Serbia Strategjia Tranzicionale Departamentin Krimet Prokuroris Speciale Prokurorial

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online