Haziri: Kurti nuk dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme, sidomos tash pas raportit të DASh-it

Welcome to Kosova Today

Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka thënë se tash për Kurtin nuk duhen zgjedhjet për shkak të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. “Deklarimet e Kurtit janë në rrafshin manipulativ sepse ai nuk dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme. Sidomos tash […]

Haziri: Kurti nuk dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme, sidomos tash pas raportit të DASh-it

Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje.

Ai ka thënë se tash për Kurtin nuk duhen zgjedhjet për shkak të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Deklarimet e Kurtit janë në rrafshin manipulativ sepse ai nuk dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme. Sidomos tash pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili i konfirmon shqetësimet e LDK-së dhe qytetarëve të Kosovës për korrupsion serioz, ndikim e frikësim ndaj gjyqësorit e kërcënim ndaj gazetarëve.” – ka shkruar Haziri në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se Kurti do të tentojë t’i shtyjë zgjedhjet, teksa sipas tij, LDK është e gatshme.

“Kurti madje do të tentojë t’i shtyjë zgjedhjet deri në kufirin ligjor në kohën kur Kosova ka shumë probleme të brendshme, mungesë të investimeve e raporte të këqija me BE-në, SHBA-të, NATO’n e me fqinjtë e Kosovës. Ndërkaq, LDK është e gatshme për zgjedhje në secilën rrethanë.”

“Le të dorëhiqet Kurti, shkojmë në zgjedhje dhe qytetarët deklarojnë vullnetin e tyre. Nuk mund të viktimizohet më. Po e ripërsëris, do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit!” – ka shkruar ai.

 

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Lidhjes Demokratike Kosov Lutfi Haziri Albin Kurti Kurtin Departamentit Amerikan Shtetit Deklarimet Kurtit Sidomos Facebook Kosova

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Lidhjes Demokratike Kosov Lutfi Haziri Albin Kurti Kurtin Departamentit Amerikan Shtetit Deklarimet Kurtit Sidomos Facebook Kosova

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online