Heshtje, lot dhe zymtësi! Varrosen viktimat e tragjedisë në Koçan

Heshtje, lot dhe zymtësi. Sot Maqedonia është në pikëllim. 59 jetë u shuan në tragjedinë më të tmerrshme që e mbajmë mend. Shumica e viktimave janë varrosur këtu në Koçan, ndërsa varrime janë bërë edhe në Shtip, Probishtip, Obleshevë, Shkup dhe Strumicë. Secili prej tyre ishte fëmija, prindi, vëllai apo motra e dikujt. Trishtimi ndihet […] The post Heshtje, lot dhe zymtësi! Varrosen viktimat e tragjedisë në Koçan appeared first on InfoShqip.com.

Heshtje, lot dhe zymtësi! Varrosen viktimat e tragjedisë në Koçan

Heshtje, lot dhe zymtësi. Sot Maqedonia është në pikëllim. 59 jetë u shuan në tragjedinë më të tmerrshme që e mbajmë mend. Shumica e viktimave janë varrosur këtu në Koçan, ndërsa varrime janë bërë edhe në Shtip, Probishtip, Obleshevë, Shkup dhe Strumicë. Secili prej tyre ishte fëmija, prindi, vëllai apo motra e dikujt.

Trishtimi ndihet në ajër. Fytyrat janë pa fjalë, vetëm lotët që nuk mund ta fshijnë dhimbjen. Jehona e britmës është e vetmja përgjigje për pyetjen e tyre: Pse ndodhi kjo? Këtu pas meje po vijnë qytetarët dhe po u thonë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të pafajshëm që humbën jetën tragjikisht. Shikimi i të gjithëve këtu është i ngrirë në largësi. Ata nuk duan të besojnë se kjo është lamtumira e fundit. Në Shkup u varros edhe Andrej, frontmeni i grupit, i cili fillimisht shpëtoi, por më pas u kthye në objekt për të shpëtuar persona të tjerë. Masat e posaçme të sigurisë dhe trafikut janë në fuqi sot.

The post Heshtje, lot dhe zymtësi! Varrosen viktimat e tragjedisë në Koçan appeared first on