Hidhet shorti për këngët gjysmëfinaliste të Eurovizionit që mbahet në Bazel
‘Eurovision 2025’ do të mbahet më 13, 15 dhe 17 maj në St. Jakobshalle të Bazelit, Zvicër The post Hidhet shorti për këngët gjysmëfinaliste të Eurovizionit që mbahet në Bazel appeared first on Albinfo.

Sot u hodh shorti në City Hall të Bazelit për të ndarë 31 vendet gjysmëfinaliste të ‘Eurovision 2025’ në dy netët gjysmëfinale, që do të mbahen më 13 dhe 15 maj në Bazel, Zvicër.
Shorti i ndarjes së gjysmëfinaleve u drejtua nga Jennifer Bosshard dhe Jan van Ditzhuijzen nën mbikëqyrjen e EBU-së (European Broadcasting Union), transmeton albinfo.ch.
Plot 15 vende do të performojnë në natën e parë gjysmëfinale, më 13 maj dhe 16 vende do të performojnë në natën e dytë gjysmëfinale, më 15 maj.
Nata e parë:
Estonia
Islanda
Polonia
Portugalia
Suedia
Ukraina
Shqipëria
Azerbajxhani
Belgjika
Kroacia
Qipro
Holanda
Norvegjia
San Marino
Nata e dytë
Armenia
Australia
Austria
Greqia
Irlanda
Letonia
Lituania
Mali i Zi
Çekia
Danimarka
Finlanda
Gjeorgjia
Izraeli
Luksemburgu
Malta
Serbia
Gjithsej 37 vende do të marrin pjesë në Eurovision Song Contest 2025. Nga këto: 31 vende do të konkurrojnë në gjysmëfinale.
Vendet e mëdha (Big 5) – Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar – së bashku me Zvicrën, janë automatikisht të kualifikuara për në finalen e madhe.
‘Eurovision 2025’ do të mbahet më 13, 15 dhe 17 maj në St. Jakobshalle të Bazelit, Zvicër.
The post Hidhet shorti për këngët gjysmëfinaliste të Eurovizionit që mbahet në Bazel appeared first on Albinfo.