Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bëri tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, raporton Front Online. Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit do ta ketë numrin 118. Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 131. Lidhja Demokratike e Kosovës do

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bëri tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, raporton Front Online.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit do ta ketë numrin 118.
Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 131.
Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 124.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila është në koalicion me Nismën Socialdemokrate do ta këtë numrin 137.
Përfaqësuesit e Listës Serbe nuk morrën pjesë në tërheqjen e shortit, por, kjo parti do të ketë numrin 112.
Koalicioni për Familjen do ta ketë numrin 129.
Fjala do ta këtë numrin 138.
Zgjedhjet do të mbahen më 9 shkurt të këtij viti.