Homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti
Kryeministri në detyrë Albin Kuirti ka bërë homazhe dhe vendosi lule pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në sheshin që mban emrin e tij. Me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, kryeministri Kurti, dhuroi gjak në aksionin simbolik, të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”. Po ashtu edhe kryetari i kryeqytetit […] The post Homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti appeared first on Albinfo.

Kryeministri në detyrë Albin Kuirti ka bërë homazhe dhe vendosi lule pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në sheshin që mban emrin e tij.
Me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, kryeministri Kurti, dhuroi gjak në aksionin simbolik, të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Po ashtu edhe kryetari i kryeqytetit dhe organizata të dala nga lufta kanë bërë homazhe pranë shtatores së heroit të Zahir Pajaziti, në Ditën e dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se 18 prilli është ditë nderimi për dëshmorët dhe heronjtë që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Ai theksoi rëndësinë e homazheve dhe respektit ndaj familjeve të dëshmorëve.
“Sot është 18 prilli, Dita e dëshmorëve të Prishtinës ku në të gjitha pjesët e Prishtinës bëjmë homazhe, sot si gjithmonë si çdo herë me komandantin Sopi dhe me komandantët tjerë që na u bashkëngjiten, që të bëjmë homazhe t’i respektojmë dëshmorët, heronjtë tanë, po ashtu edhe respekt ndaj familjeve të dëshmorëve, heronjve tanë me këtë date të madhe, për sakrificën që kanë dhënë dëshmorët për vendin tonë që sot ta gëzojmë lirinë pavarësinë, ta gëzojmë demokracinë dhe të jemi të lirë, të planifikojmë për të ardhmen e vendit tonë, për të ardhmen e vendit tonë”, tha Rama.
The post Homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti appeared first on Albinfo.