Hoti tregon se pse nuk mori pjesë në mbledhjen e Grupit të ri Parlamentar të LDK-së
Avdullah Hoti, deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, nuk ishte pjesëmarrës në mbledhjen e grupit të ri parlamentar të LDK’së. Hoti me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se ai s’ka arritur të jetë i pranishëm si shkak i angazhimeve akademike. “Siç kam njoftuar edhe në organet e partisë, për shkak të

Avdullah Hoti, deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, nuk ishte pjesëmarrës në mbledhjen e grupit të ri parlamentar të LDK’së.
Hoti me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se ai s’ka arritur të jetë i pranishëm si shkak i angazhimeve akademike.
“Siç kam njoftuar edhe në organet e partisë, për shkak të angazhimeve akademike nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar. Na priftë e mbara!”, ka thënë Hoti.