Hoxha: Rritja e kapaciteteve të KFOR-it, masë e nevojshme për parandalimin e eskalimit të situatës së sigurisë në Kosovë

Ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, është deklaruar lidhur me rritjen e kapaciteteve të KFOR-it në Kosovë gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke e konsideruar këtë veprim si një masë të nevojshme për të parandaluar mundësinë e eskalimit të situatës. Hoxha beson se prania e shtuar e KFOR-it do të dobësojë përpjekjet destabilizuese, duke përmendur ngjarjet

Hoxha: Rritja e kapaciteteve të KFOR-it, masë e nevojshme për parandalimin e eskalimit të situatës së sigurisë në Kosovë


Ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, është deklaruar lidhur me rritjen e kapaciteteve të KFOR-it në Kosovë gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke e konsideruar këtë veprim si një masë të nevojshme për të parandaluar mundësinë e eskalimit të situatës.

Hoxha beson se prania e shtuar e KFOR-it do të dobësojë përpjekjet destabilizuese, duke përmendur ngjarjet e fundit në Banjska dhe Iber Lepenc.

“Deklarimet e KFOR për shtimin e pjesëtareve të tyre është në vazhdimësi të deklarimeve të sekretarit të NATO-s i cili tha se janë të shqetësuar që të mos eskaloj situata në periudhë të zgjedhjeve. As KFOR e as NATO pa një informacion kredibil nuk shqetësohen se gjithmonë veriu ka qenë një front i deklaruar haptas nga Serbia e Rusia për ta filluar një konflikt me NATO dhe për ta eskaluar situatën në rajonin e Ballkanit. Ky veprim i tyre do ti minoj përpjekjet destabilizuese si në Banjska dhe Iber Lepenc”, deklaroi Hoxha për “Front Online”.