Hoxhaj në Konferencën për NATO-n në Tiranë: Kosova e meriton të marrë ftesën për anëtarësim në NATO

Welcome to Kosova Today

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish-ministri i jashtën Enver Hoxhaj, ka marr pjesë si panelist në Konferencën e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, së bashku me politikanë, ushtarakë, deputetë dhe diplomatë. Hoxhaj, në Konferencë të pranishmëve, nga ku kishte edhe shtetar të NATO-s, tha se Kosova e meriton ta marrë ftesën për […]

Hoxhaj në Konferencën për NATO-n në Tiranë: Kosova e meriton të marrë ftesën për anëtarësim në NATO

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish-ministri i jashtën Enver Hoxhaj, ka marr pjesë si panelist në Konferencën e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, së bashku me politikanë, ushtarakë, deputetë dhe diplomatë.

Hoxhaj, në Konferencë të pranishmëve, nga ku kishte edhe shtetar të NATO-s, tha se Kosova e meriton ta marrë ftesën për anëtarësim në NATO.

Por, Hoxhaj gjithashtu foli edhe për sigurinë në Ballkan, këto 15 vjet që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

“Pas pavarësisë së Kosovës më 2008, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në vitin 2009 është ngjarja e dytë që shënoi ngritjen e shqiptarëve në Ballkan si faktor rajonal dhe sot Shqipëria mbushi 15 vjet si pjesë e kësaj Aleance më të rëndësishme ushtarake dhe politike në botë! Ishte kënaqësi sot të isha panelist në Konferencën e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, së bashku me politikanë, ushtarakë, deputetë dhe diplomatë, ku ndamë mendimet tona rreth kërcënimeve të sigurisë në Ballkan dhe të ardhmës së Kosovës në institucionet atlantike!”, ka thënë Hoxhaj në Konferencë.

Fjalën e Konferencës, deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj e ka shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook.

“Edhe pas çlirimit të Kosovës më 1999 dhe pavarësisë së saj, anëtarësimi i Shqipërisë, por edhe i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë kërcënuar më shumë se kurrë përshkak të rikthimit të historisë me përbindshat e saj, Rusinë në Evropë dhe Serbinë në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj tutje.

Njoftimi i plotë:

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kuvendit Kosov Enver Hoxhaj Konferenc Shqip Kosova Ballkan Aleance Ishte Facebook Malit Maqedonis Veriut Rusin Evrop Serbin Njoftimi

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kuvendit Kosov Enver Hoxhaj Konferenc Shqip Kosova Ballkan Aleance Ishte Facebook Malit Maqedonis Veriut Rusin Evrop Serbin Njoftimi

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online