Hoxhaj: Urime të përzemërta miqve të mi gjermanë që u rizgjodhën në Bundestag, lajm i shkëlqyer edhe për Kosovën
Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj i ka uruar zyrtarët gjermanë të CDU-së që u rizgjodhën në Bundestag. Fitorja e tyre, ai tha se është “një lajm i shkëlqyer” për Gjermaninë, Europën dhe integrimin e Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor. “Urime të përzemërta miqve të mi gjermanë të CDU-së, Johann Wadephul, Gunther Krichbaum, Florian Hahn, Peter Beyer, Knut
Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj i ka uruar zyrtarët gjermanë të CDU-së që u rizgjodhën në Bundestag.
Fitorja e tyre, ai tha se është “një lajm i shkëlqyer” për Gjermaninë, Europën dhe integrimin e Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor.
“Urime të përzemërta miqve të mi gjermanë të CDU-së, Johann Wadephul, Gunther Krichbaum, Florian Hahn, Peter Beyer, Knut Abraham dhe Roderich Kiesewetter, për rizgjedhjen e tyre në Bundestag! Fitorja e tyre është një lajm i shkëlqyer për një Gjermani të fortë , një Europë më të bashkuar dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj integrimit të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”, shkroi Hoxhaj në një postim në Facebook.
“Kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me ta dhe e di që përkushtimi i tyre për vlerat demokratike, sigurinë dhe zhvillimin është i palëkundur”, shtoi ai.