Humb jetën roja i sigurimit në një fabrikë në Drenas – dyshohet se u rrëzua në vendin e punës
Një person ka humbur jetën të dielën në Drenas, derisa ishte në vendin e tij të punës. Policia njofton se viktima mashkull ishte roje sigurimi në një fabrikë, dhe dyshohet se është rrëzuar. “Viktima mashkull kosovar (roje sigurimi) derisa ishte në detyrë në një fabrikë, dyshohet se është rrëzuar në vendin e punës dhe ka

Një person ka humbur jetën të dielën në Drenas, derisa ishte në vendin e tij të punës.
Policia njofton se viktima mashkull ishte roje sigurimi në një fabrikë, dhe dyshohet se është rrëzuar.
“Viktima mashkull kosovar (roje sigurimi) derisa ishte në detyrë në një fabrikë, dyshohet se është rrëzuar në vendin e punës dhe ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka njoftuar policia.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe policia tashmë ka nisur hetimet.