Hungaria dhe Sllovakia kundërshtojnë paketën e ndihmës ushtarake të BE-së për Kievin
Hungaria dhe Sllovakia nuk e mbështesin paketën e re të ndihmës ushtarake për Kievin, të propozuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, në tryezën e takimit të sotëm të ministrave të Jashtëm të BE-së. ”Në emër të Sllovakisë, mund të them se ne nuk do të pranojmë, pa asnjë sqarim, që Bashkimi Evropian [...]Read More...

Hungaria dhe Sllovakia nuk e mbështesin paketën e re të ndihmës ushtarake për Kievin, të propozuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, në tryezën e takimit të sotëm të ministrave të Jashtëm të BE-së.
”Në emër të Sllovakisë, mund të them se ne nuk do të pranojmë, pa asnjë sqarim, që Bashkimi Evropian të marrë përsipër të gjithë barrën e financimit të Ukrainës në këtë konflikt për sa kohë që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë ndihmën për Ukrainën”, tha në fund të takimit ministri i Jashtëm sllovak, Juraj Blanar.
”Është e nevojshme që kjo temë të diskutohet në samit, sepse vendimi për këtë çështje do të jetë në dorë të Këshillit Evropian”, theksoi ai.
Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto ndau të njëjtin mendim dhe raportoi në një konferencë shtypi në kuadër të Këshillit se ”BE po shqyrton dhënien e 20 deri në 40 miliardë euro ndihmë ushtarake”.
”Ne do të votojmë ‘jo’ për çdo nismë që rrezikon suksesin e negociatave të vazhdueshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, shtoi ai.
Burime diplomatike kanë sqaruar se në takim nuk është diskutuar asnjë shumë dhe se ka qenë një diskutim i përgjithshëm, rrethanë e konfirmuar nga vetë Blanar në deklaratën e tij.