Hyn në fuqi udhëzimi administrativ, në cigare do të vendosen ilustrime për efektet negative

Welcome to Kosova Today

Të enjten ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit – mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin. Ky udhëzim derivon nga Ligji për Kontrollin e Duhanit, dhe u nënshkruar nga ministri i […]

Hyn në fuqi udhëzimi administrativ, në cigare do të vendosen ilustrime për efektet negative

Të enjten ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit – mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin.

Ky udhëzim derivon nga Ligji për Kontrollin e Duhanit, dhe u nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë.

Sipas MSH-së, aplikimi i vërejtjeve të kombinuara apo paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë.

“Përmes vendosjes së vërejtjeve shëndetësorë në produktet e duhanit synohet të ngritën njohuritë e duhanpirësve për efektet shëndetësore negative që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit dhe, gjithashtu, synohet të inkurajohet ndërprerja e pirjes së duhanit si dhe dekurajimi i nisjes ose ri-nisjes së pirjes së duhanit”, thuhet në komunikatën e MSH-së.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Administrativ Ligji Kontrollin Duhanit Sipas

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Administrativ Ligji Kontrollin Duhanit Sipas

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online