Hyseni: Në qeverinë tonë, bizneset e vendit do të trajtohen si partner në zhvillimin e Republikës!

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, së bashku me partiakët e tij kanë vizituar disa biznese në komunën e Podujevës. Hyseni thotë se në qeverinë e tyre, bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës. Postimi i plotë: Sot, bashkërisht me kandidatët për deputet vizituam bizneset “Euro Bllok”

Hyseni: Në qeverinë tonë, bizneset e vendit do të trajtohen si partner në zhvillimin e Republikës!

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, së bashku me partiakët e tij kanë vizituar disa biznese në komunën e Podujevës.

Hyseni thotë se në qeverinë e tyre, bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës.

Postimi i plotë:

Sot, bashkërisht me kandidatët për deputet vizituam bizneset “Euro Bllok” dhe “Galanteria”, të cilat kanë një traditë dhe kanë dhënë rezultate të shumta në punën e tyre.

Sa më të fuqizuara të jenë bizneset aq më shumë do të zhvillohet ekonomia e vendit tonë, por njëkohësisht edhe do të përmirësohet mirëqenia e qytetarëve tanë.

Podujeva jonë ka biznese të mira e të forta!

Në qeverinë tonë, bizneset e vendit do të trajtohen si partner në zhvillimin e Republikës!

Bashkërisht do ta ndërtojmë të ardhmen!