I ati i humbi i jetën nga shembja e çatisë së diskotekës në Republikën Domenikane/ Rrëfimi rrëqethës i 17-vjeçares
Është tragjike të mësosh se qindra persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së çatisë së një diskoteke në Republikën Domenikane, por akoma më tronditëse është të shikosh familjarët e viktimave teksa vajtojnë humbjen e të afërme të tyre. Mes familjarëve, të cilët vajtimi u ka prekur zemrat është edhe një 17-vjeçare, babai i [...]Read More...

Është tragjike të mësosh se qindra persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së çatisë së një diskoteke në Republikën Domenikane, por akoma më tronditëse është të shikosh familjarët e viktimave teksa vajtojnë humbjen e të afërme të tyre.
Mes familjarëve, të cilët vajtimi u ka prekur zemrat është edhe një 17-vjeçare, babai i të cilës ishte një prej 218 personave që mbetën të vdekur. Shumë e re, për të kaluar gjithë këtë tragjedi. E mbështetur në murin e rrënojave në diskotekës, ajo pati një rrëfim të sinqertë për BBC.
“Ishte vetëm një tjetër ditë e hënë. Në fakt babi para se të dilte ftoi dhe mamin që t’i bashkoheshe. Por, ajo ndryshoi mendje në momentin e fundit. Ishte një shenjë, për mua është më tepër. Është një bekim”, tregoi 17-vjeçarja, Shailyn Peña.
Me pikëllim dhe lotët që i veshin sytë ajo tregon momentin kur mori vesh shembjen e çatisë brenda së cilës ishte babai i saj.
“Një kushëriri im është pjesë e forcave të kërkim-shpëtimit. Prej tij mora vesh lajmin e kobshëm. Vrapova drejt rrënoja, nuk shihja asnjë njeri. Disa zëra dëgjoheshin poshtë grumbujve me gurë e beton, më ngjante me zërin e tim eti. Por, jo nuk ishte aiii…Prita, prita por trupi i tij nuk doli i gjallë nga ai pirg gjakpirës që i mori jetë”, rrëfen mes lotësh vajza.
Sot Shailyn feston 18-vjetorin e ditëlindjes, por jo siç ajo e kishte menduar. E ulur mbi rrënoja përfytyruar imazhin e të atit, teksa e puth dhe i shpreh urimin./abcnews.al