I dërguari i Trump: Takimet me Hamasin për pengjet ishin të dobishme

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për pengjet, Adam Boehler, tha të dielën se takimet e tij javën e kaluar, me grupin terrorist të caktuar nga SHBA, Hamas, në lidhje me pengjet që po mban në Gaza ishin “shumë të dobishme” dhe mund të çonin në lirimin e tyre “brenda javësh”. “Unë mendoj se [...]Read More...

I dërguari i Trump: Takimet me Hamasin për pengjet ishin të dobishme

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për pengjet, Adam Boehler, tha të dielën se takimet e tij javën e kaluar, me grupin terrorist të caktuar nga SHBA, Hamas, në lidhje me pengjet që po mban në Gaza ishin “shumë të dobishme” dhe mund të çonin në lirimin e tyre “brenda javësh”.

“Unë mendoj se ka një marrëveshje ku të gjithë pengjet lirohen”, tha ai për CNN. “Unë mendoj se ka shpresë. Ju mund të shihni diçka si një armëpushim afatgjatë.”, shtoi Boehler.

Hamasi besohet se ka ende 24 pengje të gjallë të marrë në sulmin e 7 tetorit 2023, që shkaktoi luftën e tij me Izraelin. Grupi gjithashtu mban trupat e 34 të tjerëve që u vranë në sulmin fillestar ose në robëri, si dhe eshtrat e një ushtari të vrarë në 2014.

Boehler nuk përjashtoi takime të tjera me grupin terrorist palestinez./abcnews.al