Presidenti i Iranit refuzon thirrjen e Trump për bisedime bërthamore
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian ka hedhur poshtë mundësinë për mbajtjen e bisedimeve me Uashingtonin për programin bërthamor të Teheranit, i cili po zgjerohet gjithnjë e më shumë. Më herët këtë muaj, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, propozoi bisedime të drejtpërdrejta përmes një letre dërguar Teheranit. “Megjithëse mundësia e bisedimeve të drejtpërdrejta midis [...]Read More...

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian ka hedhur poshtë mundësinë për mbajtjen e bisedimeve me Uashingtonin për programin bërthamor të Teheranit, i cili po zgjerohet gjithnjë e më shumë.
Më herët këtë muaj, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, propozoi bisedime të drejtpërdrejta përmes një letre dërguar Teheranit.
“Megjithëse mundësia e bisedimeve të drejtpërdrejta midis dy palëve është hedhur poshtë në këtë përgjigje, është theksuar se rruga për bisedime të tërthorta mbetet e hapur”, tha Pezeshkian në një komunikatë televizive më 30 mars, duke iu referuar letrës së Trumpit.
Derisa zyrtarë të lartë iranianë kishin folur më parë kundër idesë së mbajtjes së bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara, kjo është hera e parë që Irani e refuzon zyrtarisht thirrjen e SHBA-së për negociata.