Presidenti amerikan e kërcënon me bombardime Iranin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kërcënuar Iranin me bombardime dhe taksa dytësore, nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje me Washingtonin për programin bërthamor. Trump ka deklaruar se zyrtarët amerikanë dhe iranianë kishin biseduar, por nuk dha më shumë detaje rreth bisedimeve. “Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të ketë bombardime. […] The post Presidenti amerikan e kërcënon me bombardime Iranin appeared first on Albinfo.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kërcënuar Iranin me bombardime dhe taksa dytësore, nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje me Washingtonin për programin bërthamor.
Trump ka deklaruar se zyrtarët amerikanë dhe iranianë kishin biseduar, por nuk dha më shumë detaje rreth bisedimeve.
“Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të ketë bombardime. Dhe ka edhe mundësi që, nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do t’u vendos taksa dytësore, ashtu siç kam bërë katër vjet më parë”, ka thënë ai për NBC News, transmeton albinfo.ch.
Deri më tani, Teherani ka injoruar paralajmërimin e tij për nevojën e arritjes së një marrëveshje, pasi përndryshe do të përballet me pasoja ushtarake.
The post Presidenti amerikan e kërcënon me bombardime Iranin appeared first on Albinfo.