I jepet lamtumira e fundit Bajram Qerkinit
Në varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës i është dhënë lamtumira e fundit Bajram Qerkinit, kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve” dhe një nga zërat më të fuqishëm në kërkimin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, bashkëveprimtar, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë të shumtë, të cilët i

Në varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës i është dhënë lamtumira e fundit Bajram Qerkinit, kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve” dhe një nga zërat më të fuqishëm në kërkimin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, bashkëveprimtar, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë të shumtë, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit njërit prej figurave më të njohura në betejën për drejtësisë dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Për rreth 25 vite Qerkini është përpjekur për të ditur fatin e djalit të tij dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë.Krahas familjarëve e bashkëpunëtorëve të tij, i pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza