I pari i Prishtinës mbështet Fadil Aliun: Dha kontribut të madh për Kosovën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur mbështetje për kandidatin për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliun, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në qytetin e Prishtinës. Sipas tij, Aliu ka dhënë kontribut të madh për Kosovën, nëpër periudha të ndryshme. “Fadil Aliu vjen nga familja e njohur e Herticëve të Kodrës së

I pari i Prishtinës mbështet Fadil Aliun: Dha kontribut të madh për Kosovën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur mbështetje për kandidatin për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliun, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në qytetin e Prishtinës.

Sipas tij, Aliu ka dhënë kontribut të madh për Kosovën, nëpër periudha të ndryshme.

“Fadil Aliu vjen nga familja e njohur e Herticëve të Kodrës së Trimave, e cila ka dhënë kontribut të madh për Kosovën para, gjatë dhe pas luftës”, ka shkruar Rama.

Rama potencoi se Aliu si pjesë e shtabit të tij kontribuoj në fitoren e LDK-së, në zgjedhjet lokale.

“Fadili vazhdon të njihet për profesionalizmin dhe kontributin e madh në Prishtinë. Si pjesë e shtabit tim zgjedhor, kontriboj në fitoren tonë dhe gjithashtu fitoi besimin e qytetarëve si asambleist”.

“Me marrjen e përgjegjësive të reja si Menaxher i Personelit në Komunën e Prishtinës, ai u tërhoq nga Asambleja për t’u përkushtuar plotësisht detyrës së re në Kryeqytet!”.