Tërnava: Ju drejtohem me urimet më të mira që Fitër Bajramin ta përjetojmë shpirtërisht e me gëzime
Naim Tërnava, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka uruar sot festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Në mesazhin e përvitshëm të urimit të kësaj feste, ai tha se Bajrami sjell lumturi, harmoni, paqe dhe gëzim tek të gjithë njerëzit dhe familjet e tyre. “Ju drejtohem më përgëzimet dhe urimet më të
Naim Tërnava, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka uruar sot festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Në mesazhin e përvitshëm të urimit të kësaj feste, ai tha se Bajrami sjell lumturi, harmoni, paqe dhe gëzim tek të gjithë njerëzit dhe familjet e tyre.
“Ju drejtohem më përgëzimet dhe urimet më të mira me bindje dhe shpresë që Bajramin ta ndjejmë, dhe ta presim e përjetojmë shpirtërisht, me gëzime dhe përkushtim në ambientet tona të ngrohta familjare dhe shoqërore”.
“Që sonte kur kemi natën e Bajramit, besimtarët myslimanë hyjnë në atmosferën e festës së Fitër Bajramit, të gëzuar me plot të drejtë që kanë kryer një ndër urdhrat e Zotit të madhëruar, agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit”.
Ai ka thënë se Fitër Bajrami vjen me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke thënë se zemrat e njerëzve janë të mbushura me paqe dhe qetësi.
“Për një muaj me radhë agjërimi mbushi zemrat tona me një ndjenjë paqeje, qetësie dhe pse jo krenarie. Andaj, festa e Fitër Bajramit është mundësi për të shprehur mirënjohje për arritjen e pastrimit shpirtëror që është shoqëruar me sakrificë dhe përkushtim”.
“Fitër Bajrami është festë përbashkuese për të gjithë myslimanët në tërë botën, që simbolizon triumfin shpirtëror, moment gëzimi dhe reflektimi, që shpreh faljen, mirësinë dhe bashkimin familjar dhe shoqëror”, ka thënë Tërnava.