Ndihma humanitare në Myanmar pas tërmetit fatal/ Koreja e Jugut ofron 2 milionë dollarë. Solidarizohen edhe Malayzia, India e Singapore
Pasojat e tërmetit 7.7 ballë në Myanmar i ofrojnë pamje apokaliptike, ndërkohë vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit për të shpëtuar personat e mebtur nën rrënoja. Ndërkohë, përtej mesazheve të solidarizimit nga shtetet e ndryshme kanë filluar të arrijë mbështetja ndërkombëtare në Myanmar. Një ekip shpëtimi kinez ka mbërritur në ish-kapitalën e Myanmarit, Yangon, ndërkohë që [...]Read More...

Pasojat e tërmetit 7.7 ballë në Myanmar i ofrojnë pamje apokaliptike, ndërkohë vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit për të shpëtuar personat e mebtur nën rrënoja.
Ndërkohë, përtej mesazheve të solidarizimit nga shtetet e ndryshme kanë filluar të arrijë mbështetja ndërkombëtare në Myanmar.
Një ekip shpëtimi kinez ka mbërritur në ish-kapitalën e Myanmarit, Yangon, ndërkohë që Rusia, India, Malayzia dhe Singapori kanë njoftuar se do të dërgojnë ndihma dhe persona të specializuar me avionë në vend.
“Do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimet dhe do të dërgojmë më shumë ndihma,” ka thënë ministri i Jashtëm i Indisë, Subrahmanyam Jaishankar.
Koreja e Jugut ka thënë se do të ofrojë një ndihmë fillestare prej 2 milionë dollarësh përmes organizatave ndërkombëtare, ndërsa SHBA ka konfirmuar gjithashtu se do të ofrojë ndihma.
/ abcnews.al