Ibrahimi: Ata të Car Dushanit e Soravisë, s’mund të flasin për shqiptari
Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës, ka komentuar tendencat e BDI-së për të shpërfaqur në opinion idenë e degradimit të shqiptarëve. Sipas Ibrahimit, gjithmonë kur nga BDI e përmendin termin degradim të çështjes shqiptare, mendojnë në frikë nga drejtësia. “Ata që në CV-në e tyre e kanë Car Dushanin, Monstrën, Lagjen e Trimave, Alfën, Soravinë, amoralitetin, […] The post Ibrahimi: Ata të Car Dushanit e Soravisë, s’mund të flasin për shqiptari appeared first on InfoShqip.com.

Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës, ka komentuar tendencat e BDI-së për të shpërfaqur në opinion idenë e degradimit të shqiptarëve.
Sipas Ibrahimit, gjithmonë kur nga BDI e përmendin termin degradim të çështjes shqiptare, mendojnë në frikë nga drejtësia.
“Ata që në CV-në e tyre e kanë Car Dushanin, Monstrën, Lagjen e Trimave, Alfën, Soravinë, amoralitetin, ligjin e branitellave, krejt punët e zeza dhe listat e zeza, janë të fundit në këtë planet që mund të flasin për “degradim të çështjes shqiptare”. Shqiptarët nuk mund të degradoheshin më shumë seç i kishin degraduar ata. Prandaj ta dini se sa herë që e përmendin fjalën “degradim”, në kllapa është togfjalëshi “frikë nga drejtësia”. Asgjë tjetër. Koha e tyre ka skaduar. Kjo është një kohë tjetër, që ia VLEN të besosh e të veprosh”, shkruan Ibrahimi.
The post Ibrahimi: Ata të Car Dushanit e Soravisë, s’mund të flasin për shqiptari appeared first on