IKSHPK uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka ndarë një urim të ngrohtë me rastin e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë. Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK-ja thotë se në këtë ditë feste, kujtohen jo vetëm sakrificat dhe qëndresa për liri ndër vite, por edhe përkushtimi për një shoqëri të shëndetshme dhe me mirëqenie për

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka ndarë një urim të ngrohtë me rastin e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë.
Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK-ja thotë se në këtë ditë feste, kujtohen jo vetëm sakrificat dhe qëndresa për liri ndër vite, por edhe përkushtimi për një shoqëri të shëndetshme dhe me mirëqenie për brezat që vijnë, transmeton Klankosova.tv.
“Duke punuar bashkë dhe duke u kujdesur për shëndetin publik, ne kontribuojmë në ndërtimin e një Kosove të fortë. IKSHPK do të vazhdojë të punojë me ju në promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe mirëqenien e përgjithshme të popullatës sonë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, thuhet tutje në mesazhin e urimit.