Incidenti në QKUK, policia njofton se ka neutralizuar një burrë që “ia kufizoi lëvizjen” gruas së tij në vendin e punës

Një grua në QKUK nga stafi mjekësor ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës pasi është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe i ka kufizuar lëvizjen. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Rreth orës 06:30, një grua

Incidenti në QKUK, policia njofton se ka neutralizuar një burrë që “ia kufizoi lëvizjen” gruas së tij në vendin e punës

Një grua në QKUK nga stafi mjekësor ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës pasi është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe i ka kufizuar lëvizjen.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 06:30, një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe i ka kufizuar lëvizjen. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit. Aktualisht policia po trajton rrethanat e raportuara që ndërlidhen me rastin, përderisa të dyshuarin e ka shoqëruar në stacioni policor si pjesë e vijimësisë hetimore”, tha ai.

Për këtë rast për Gazetën Express ka folur edhe Muhamet Reqani, komandant i batalionit të zjarrfikësve, i cili ka thënë se me të pranuar informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes për të asistuar policinë.

“Në ora 7 e 40 e kemi marrë një informatë se një person po do të kërcejë nga dritarja. Iu kanë ofruar kapacitet tona për raste të tilla dhe në bashkëpunim me policinë është hap dritarja. Brenda në objekt kanë qenë dy persona. Njëri ka qenë me mantel të bardhë nga personeli mjekësor dhe një person (burrë) rreth moshës 60 vjeçare”.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës po ashtu ka lëshuar një komunikatë për këtë rast ku njofton se “në orët e hershme të mëngjesit është njoftuar për një incident, brenda hapësirave të klinikave”.

“Menjëherë janë ndërmarrë masat emergjente nga institucioni, është njoftuar edhe Policia e Kosovës. Pas masave të ndërmarra rasti është izoluar dhe nuk paraqet rrezik”.

Gazeta Express ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.