Inteligjenca holandeze: Rusia po përdor armë kimike në Ukrainë
Agjencitë holandeze të inteligjencës kanë mbledhur prova për përdorimin e gjerë të armëve kimike të ndaluara nga Rusia në Ukrainë, duke përfshirë hedhjen e agjentëve mbytës nga dronë në llogore, ka njoftuar ministri holandez i mbrojtjes dhe kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake. Ministri Ruben Brekelmans bëri thirrje për sanksione më të ashpra kundër Moskës. [...]Read More...

Agjencitë holandeze të inteligjencës kanë mbledhur prova për përdorimin e gjerë të armëve kimike të ndaluara nga Rusia në Ukrainë, duke përfshirë hedhjen e agjentëve mbytës nga dronë në llogore, ka njoftuar ministri holandez i mbrojtjes dhe kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake.
Ministri Ruben Brekelmans bëri thirrje për sanksione më të ashpra kundër Moskës. “Përfundimi kryesor është se ne mund të konfirmojmë se Rusia po intensifikon përdorimin e armëve kimike”, tha Brekelmans.
“Ky intensifikim është shqetësues sepse është pjesë e një trendi që kemi vënë re për disa vite, se përdorimi i armëve kimike nga Rusia në këtë luftë po bëhet normal, i standardizuar dhe i përhapur gjerësisht.”
Bëhet e ditur se inteligjenca holandeze ka zbuluar përdorimin e dyshuar të kloropikrinës, një agjent i ndaluar i përdorur për herë të parë nga Gjermania gjatë Luftës së Parë Botërore.
Kreu i Agjencisë Holandeze të Inteligjencës Ushtarake (MIVD), Peter Reesink, tha se zbulimi u bazua në hetimin e tyre të pavarur. SHBA akuzoi gjithashtu Rusinë për përdorimin e kloropikrinës në maj të vitit të kaluar dhe Ukraina pretendon se Rusia e ka përdorur armën kimike të ndaluar disa mijëra herë.Ndryshe, Brekelmans pretendon se të paktën tre vdekje të ukrainasve janë të lidhura me përdorimin e armëve kimike, dhe se më shumë se 2,500 të lënduar në fushën e betejës kanë raportuar simptoma të ngjashme me helmimin nga armë të tilla.