Irani përgjigjet propozimit të ShBA-së për t’i dhënë fund luftës

Irani përgjigjet propozimit të ShBA-së për t’i dhënë fund luftës

ShBA-të kanë qenë në pritje të një përgjigjeje nga Irani ndaj propozimit të tyre për paqe. Plani, nëse miratohet, do të jepte fund zyrtarisht luftës para se të fillonin bisedimet për çështje më të diskutueshme, siç është programi bërthamor i Iranit.

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, tha të premten se priste një përgjigje brenda disa orësh. Kjo ka zgjatur më shumë se kaq, por sipas raportimeve, duket se tash është dhënë një përgjigje.

Sipas medias shtetërore iraniane, IRNA, Teherani është përgjigjur nëpërmjet Pakistanit. IRNA shtoi vetëm se në këtë fazë, negociatat do të përqendrohen në përfundimin e luftës.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.