Irani sfidon Trump/ Shala: Trump duhet ta marrë seriozisht, mund të ushtrojë presion për tavolinën e bisedimeve

Eksperti Xhavit Shala i ftuar në ‘360 gradë’ u shpreh se Trump duhet të marrë seriozisht çështjen me Iranin. Sipas tij, thelbi i problemit është Israeli i cili nuk pranon një shtet tjetër bërthamor në Lindjen e Mesme. Shala tha se Trump duhet të ushtrojë presion për ta detyruar për tavolinën e bisedimeve. “SHBA ka [...]Read More...

Irani sfidon Trump/ Shala: Trump duhet ta marrë seriozisht, mund të ushtrojë presion për tavolinën e bisedimeve

Eksperti Xhavit Shala i ftuar në ‘360 gradë’ u shpreh se Trump duhet të marrë seriozisht çështjen me Iranin.

Sipas tij, thelbi i problemit është Israeli i cili nuk pranon një shtet tjetër bërthamor në Lindjen e Mesme. Shala tha se Trump duhet të ushtrojë presion për ta detyruar për tavolinën e bisedimeve.

“SHBA ka qenë e shqetësuar për programin bërthamor të Iranit. Ata ulën më parë Iranin  në tavolinë bisedimesh. Thelbi i problemit është Israeli që nuk pranon në Lindjen e Mesme një shtet bërthamor.

Në atë kohë Netanyahu bëri çmos që të ndikojë tek Trump për këtë marrëveshje. Kjo nuk është një retorikë, është vendim. Nëse Trump duhet të marrë seriozisht diçka, është çështja me Iranin. Nuk ka nevojë të përgjigjet direkt por mund të jap drejtimin Israelit të godasë bazat bërthamore të Iranit. Ka dalë një problem me Kuvajtin, Katarin ku ka thonë se çdo goditje ndaj instalimeve bërthamore është shkatërrim për ujin dhe problemet ekologjike.

Trump do ushtrojë presion në mënyrë që të detyrojë atë për tavolinën e bisedimeve. Ai synon uljen e bisedimeve dhe e di që Irani nuk pranon. ”

/ abcnews.al