Manaj çudit mjekët pas goditjes në kokë, i pyet se a mund të luajë javën e ardhshme

Rey Manaj ishte protagonist i një lëndimi të frikshëm këtë të diel, në përballjen mes Sivassporit dhe Goztepes. Sulmuesi shqiptar pësoi goditje të rëndë në kokë dhe humbi ndjenjat në fushë. Lojtari u përmend në ambulancë, gjatë kohës që po transportohej për spital. Sipas asaj që raportohet nga Turqia, Manaj i ka habitur mjekët me […]

Manaj çudit mjekët pas goditjes në kokë, i pyet se a mund të luajë javën e ardhshme

Rey Manaj ishte protagonist i një lëndimi të frikshëm këtë të diel, në përballjen mes Sivassporit dhe Goztepes.

Sulmuesi shqiptar pësoi goditje të rëndë në kokë dhe humbi ndjenjat në fushë. Lojtari u përmend në ambulancë, gjatë kohës që po transportohej për spital.

Sipas asaj që raportohet nga Turqia, Manaj i ka habitur mjekët me një pyetje të bërë: “A do të mund të luaj javën e ardhshme?”.