Agresioni rus dhe operacioni në Kursk/ Gazetari: Ukraina deklaron se nuk ka rrezik rrethimi
Ushtria e Ukrainës deklaroi se ka goditur rafineritë ruse të naftës në dy rajone gjatë dy ditëve të fundit. Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se sulmet kishin në shënjestër një rafineri në rajonin Ryazan dhe rafinerinë Novokuibyshev në rajonin e Samara, duke shtuar se dy objektet furnizuan me karburant ushtrinë ruse Gazetari Misha Pumo, [...]Read More...

Ushtria e Ukrainës deklaroi se ka goditur rafineritë ruse të naftës në dy rajone gjatë dy ditëve të fundit.
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se sulmet kishin në shënjestër një rafineri në rajonin Ryazan dhe rafinerinë Novokuibyshev në rajonin e Samara, duke shtuar se dy objektet furnizuan me karburant ushtrinë ruse
Gazetari Misha Pumo, në një intervistë në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për luftën ruse në Ukrainë, dhe situatën aktuale mes vendeve.
“Në Rusi situata ka qenë tjetër për tjetër. Ngjarjet vazhdojnë të vijojnë. Sot në Kursk po ndryshon situata. Bëhet fjalë për një operacion sekret të forcave ruse që janë futur në tubacionet e gazsjellësit, ku kalonte gazi më parë. Kanë ecur 15 kilometra dhe kanë dalë në qytetin kryesor në Kursk dhe atje kanë zhvilluar sulmet. Pala ukrainase deklaroi se e dinin këtë operacionin dhe se kryen bombardime sapo dolën nga operacioni. Nga ana e Ukrainës deklarohet se nuk ka rrezik rrethimi, ndërsa pala ruse thotë se vetëm pak ka ngelur”, tha gazetari Pumo.
/abcnews.al/