Ischinger: Të mos na habisë Trumpi që e anashkalon Europën – sa kohë që një anëtar i BE-së mund të vendosë veto, atëherë natën e mirë
Ischinger: “Mungon faktori Europë! Do t’ia dalim, vetëm nëse në Europë mundësohen… vendimet e marra me shumicë…Nëse gjithmonë do të varemi nga ajo, që asnjë anëtar i BE të mos vendosë veton, atëherë, natën e mirë.” Wolfgang Ischinger, ish-drejtuesi i Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe ish-negociatori i BE për statusin e Kosovës në të
Ischinger: “Mungon faktori Europë! Do t’ia dalim, vetëm nëse në Europë mundësohen… vendimet e marra me shumicë…Nëse gjithmonë do të varemi nga ajo, që asnjë anëtar i BE të mos vendosë veton, atëherë, natën e mirë.”
Wolfgang Ischinger, ish-drejtuesi i Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe ish-negociatori i BE për statusin e Kosovës në të ashtuquajturën trojka, në intervistë për Deutschlandfunk flet për ndryshimet që duhet të bëjë BE, që të fuqizohet si faktor në politikën e sigurisë në botë.
Ne japim e do të japim para për mbrojtjen, po ajo që mungon ende është aftësia e Europës që të shihet si aktor politik sigurie për t’u respektuar, shprehet Ischinger.
Kemi parë psh. në vitet e fundit, se BE nuk luante rol në konfliktet e viteve të fundit në Lindjen e Mesme psh. Prandaj nuk ka pse të na habisë, që Donald Trump, në përpjekjen për të zgjidhur konfliktin e Ukrainës, nuk e sheh të nevojshme që të përfshijë BE apo vendet partnere në Europë, thekson diplomati i njohur.
“Mungon faktore Europë, e do t’ia dalim, nëse në Europë mundësohen… vendimet e marra me shumicë në çështjet e sigurisë e politikës së jashtme. Nëse gjithmonë do të varemi nga ajo, që asnjë anëtar i BE të mos vendosë veto, atëherë, natën e mirë”.
BE-ja duhet të pranojë ofertën e një mburoje franceze të armëve bërthamore, këshillon Wolfgang Ischinger. Britania e Madhe dhe Turqia janë gjithashtu partnerë të domosdoshëm për një koncept sigurie, thekson ai.