Ish-deputeti i PDK-së: Refuzimi i kërkesës së Thaçit për të marrë pjesë në varrim, veprim jo human e jo ligjor
Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është deklaruar për Front Online ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi. Ai e ka quajtur këtë vendim një padrejtësi të radhës, duke e cilësuar si të dhimbshëm
Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është deklaruar për Front Online ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.
Ai e ka quajtur këtë vendim një padrejtësi të radhës, duke e cilësuar si të dhimbshëm dhe skandaloz.
“Padrejtësia e radhës nga Gjykata Speciale e dhimbshme dhe skandaloze!’’, tha ish deputeti për Front Online.
Beqa ka theksuar se ky veprim i Gjykatës Speciale është një mohim i një të drejte themelore njerëzore dhe se ka treguar një pandjeshmëri të thellë ndaj vlerave humane.
“Refuzimi i kërkesës së Presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për babain e tij është mohim i një të drejte themelore njerëzore!’’, deklaroi Beqa.
Ai ka shprehur shqetësimin se nuk ka asnjë arsye ligjore që kërkesa e Hashim Thaçit të refuzohej, përveçse për të thelluar dhimbjen dhe për të treguar njëanshmërinë e Gjykatës Speciale.
“Nuk ka asnjë arsye që një kërkesë e tillë të refuzohet, përveçse për të thelluar dhimbjen dhe për të treguar njëanshmërinë e saj’’, përfundoi Beqa.