Ish-deputeti i Vetëvendosjes, kandidat për drejtor të QKSUK-së

SHKSUK ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në mesin e të cilëve është edhe një ish-deputet i LVV-së. Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mirsad Shkreta ka kandiduar për pozitën e drejtorit të Qendrës Klinike Stomatologjike të Kosovës. Shkreta ka qenë deputet i LVV-së në legjislaturën e kaluar dhe anëtar i Komisionit

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, kandidat për drejtor të QKSUK-së

SHKSUK ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në mesin e të cilëve është edhe një ish-deputet i LVV-së.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mirsad Shkreta ka kandiduar për pozitën e drejtorit të Qendrës Klinike Stomatologjike të Kosovës.

Shkreta ka qenë deputet i LVV-së në legjislaturën e kaluar dhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi, ndërsa në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk ka arritur të rizgjidhet pasi ka marr vetëm 10213 vota.

Kandidate për këtë pozitë është edhe Zana Sllamniku-Dalipi.

Sllamniku-Dalipi është profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë. Ajo ka qenë Prodekane për financa në vitet 2023-2024.

Gjithashtu mban pozitën e ud.shefes së Parodontologjisë dhe Mjekësisë orale në QKSUK.

Gazeta e ka pyetur Sllamniku-Dalipin se çfarë lidhje familjare ka me Luan Dalipin, shefin e kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, dhe nëse kjo lidhje mund të ndikojë në përzgjedhjen e saj, por ajo nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara përmes email adresës.

Kandidat në këtë konkurs është edhe Kastriot Meqa, i cili ka udhëhequr këtë institucion deri para pak ditësh.

Aida Namani-Rexhepi gjithashtu kandidate, ka mbajtur pozitën e drejtoreshës mjekësore. Namani-Rexhepi gjithashtu ka qenë anëtare e Bordit Drejtues të SHSKUK-së në vitet 2021-2024.

Kandidati i fundit është Shqiprim Bajrami, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve shëndetësor në QKSUK.

Ndryshe Bordi dje e ka emëruar edhe komisionin përzgjedhës për konkursin për drejtor të Qendrës Klinike Stomatologjike dhe qendrave të shëndetit mendor.

Në komision janë vendosur: Ardian Shefiu kryesues, dhe anëtarët Gëzim Murseli, Fikret Arifi, Hasan Ajeti dhe Niman Bardhi nga Ministria e Shëndetësisë. /Gazeta Shneta