Ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale: Në fushatë jepen premtime si ‘’fontanë dëshirash’’
Për çështjen e pushimit të lehonisë Vebi Mujku, ish-drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, ka thënë se ky premtim ka qenë një angazhim i fushatës zgjedhore të vitit 2021 dhe se premtimet e tilla, përfshirë edhe ato nga Kryeministri Kurti, janë pjesë e angazhimeve elektorale që shpesh mbesin të parealizuara. ‘’Ky premtim për

Për çështjen e pushimit të lehonisë Vebi Mujku, ish-drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, ka thënë se ky premtim ka qenë një angazhim i fushatës zgjedhore të vitit 2021 dhe se premtimet e tilla, përfshirë edhe ato nga Kryeministri Kurti, janë pjesë e angazhimeve elektorale që shpesh mbesin të parealizuara.
‘’Ky premtim për lehoni ka qenë një premtim i fushatës zgjedhore të vitit 2021 dhe të gjitha premtimet edhe atë herë edhe tash premtimet që po jepen nga të gjitha partitë përfshirë edhe kryeministri i tanishëm që është janë premtime elektorale’’, deklaroi Mujku.
Sipas Mujkut, çdo premtim gjatë fushatës duhet të përkrahet me një bazë ligjore dhe të kalojë në Kuvend për t’u miratuar si ligj.
‘Secili vendim apo propozim i cili jepet gjatë fushatës ai duhet të shkojë në kuvend, të vendoset në mënyrë ligjore’’, tha Mujku për FrontOnline.
Ai ka shtuar se, nëse një ligj i tillë do të krijohej, ai do të kishte kosto buxhetore të konsiderueshme dhe do të duhej të zbatohej në të dy sektorët, publik dhe privat. Mujku ka theksuar se sektori privat ka hezituar të ofrojë pagesa të tilla për pushimin e lehonisë.
‘’ Nëse bëhet ky ligj duhet të vlejë për dy sektorët për sektorin publik dhe atë privat dhe në këtë rast këtu has më shumti rezistencë ndaj sektorit privat sepse sektori privat ka hezituar që të bëjë pagesa të tilla , sektorit publik jo që i ka kushtuar diçka ose që i ka pyetur dikush mirëpo ka rezistuar’’, theksoi Mujku.
Ai gjithashtu ka kritikuar mungesën e funksionimit të Këshillit Ekonomiko-Social gjatë këtij mandati, duke shtuar se aty duhej të debatoheshin tema të tilla dhe të merreshin vendime përkatëse.
‘’Krejt kjo është si pasojë e mungesës së themelimit dhe funksionalizimit të Këshillit Ekonomik-Social gjatë këtij mandati s’ka pasur ndonjë veprimtari këshilli ekonomiko-social sepse aty debatohen këto tema dhe vendoset tutje pastaj shkojnë propozimet me ligj dhe ligji I punës pastaj e rregullon ‘’, deklaroi Mujku.
Mujku ka përfunduar duke thënë se, edhe pse ky propozim mund të kishte përfitime për familjet, ai ka pasur një kosto relativisht të lartë dhe premtimet e tilla duhet të jenë të mbështetura me veprime konkrete e jo të lëshohen si ‘’fontanë dëshirash’’
‘’ Duhet pasur parasysh se kjo është një kosto relativisht e lartë dhe këto premtime nëse lëshohen si ‘’fontanë dëshirash’’ atëherë I kanë pasojat e tyre’’, përfundoi Mujku.