Ish-kancelari Schroeder shtrohet në spital
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder është shtruar në spital me sindromën e sfilitjes. Schroeder, i cili udhëhoqi Gjermaninë midis viteve 1998 dhe 2005, po “vuan nga sindroma e rëndë e sfilitjes, me simptoma tipike të rraskapitjes së thellë dhe një mungesë serioze energjie”, sipas një letre të mjekut të tij. Në letër theksohej se 80-vjeçari po [...]Read More...

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder është shtruar në spital me sindromën e sfilitjes. Schroeder, i cili udhëhoqi Gjermaninë midis viteve 1998 dhe 2005, po “vuan nga sindroma e rëndë e sfilitjes, me simptoma tipike të rraskapitjes së thellë dhe një mungesë serioze energjie”, sipas një letre të mjekut të tij.
Në letër theksohej se 80-vjeçari po përjeton ”vështirësi në përqendrim dhe në kujtesë”, si edhe ”çrregullime të gjumit” dhe ”ulje të elasticitetit emocional”.
Avokati i tij, Hans-Peter Huber konfirmoi që Schroeder ka kërkuar trajtim në një spital, sipas këshillës së mjekut të tij. Organizata Botërore e Shëndetësisë e përkufizon sfilitjen si një ”fenomen në punë” që vjen si pasojë e ”mosmenaxhimit me sukses të stresit kronik në vendin e punës”.
Ndërsa Schroeder u largua nga detyra si kancelar 20 vjet më parë, ai ka pasur një karrierë të ngarkuar dhe shumë të diskutueshme pas politikës.
Politikani, i cili ishte kryetari i Partisë Social-Demokrate (SPD) midis viteve 1999 dhe 2004, është përballur me kritika të forta për lidhjet e tij me Rusinë. Ai ka punuar për një numër kompanish shtetërore ruse dhe ka marrëdhënie të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin.
Në janar, Schroeder anuloi daljen para një komiteti në parlamentin e landit verior Mecklenburg-Vorpommern, që hetonte ndërtimin e tubacionit të gazit ”Nord Stream 2”, të cilin ai e promovoi kur ishte në detyrë.