Ish komandanti Tara nervozohet gjatë dëshmisë në Hagë: Shfaqne dokumentin ose s’jap asnjë përgjigje
Ish-komandanti i UÇK-së në Rahovec, Ismet Tara, është duke dhënë dëshminë në Gjykatën Speciale, ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Gjatë dëshmisë ai është nervozuar. “Unë kam një kërkesë prej gjyqtarit para se të dalë prej këtu, unë pas kësaj dëshiroj prej gjyqtarit
Ish-komandanti i UÇK-së në Rahovec, Ismet Tara, është duke dhënë dëshminë në Gjykatën Speciale, ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Gjatë dëshmisë ai është nervozuar.
“Unë kam një kërkesë prej gjyqtarit para se të dalë prej këtu, unë pas kësaj dëshiroj prej gjyqtarit të më paraqitet dokumenti ku unë kam ngritur dyshimet e mia në lidhje me intervistimet e mia të investiguesve dhe prokurorëve në vitin 2019, përndryshe prej këtij momenti unë nuk flasë më asgjë”, tha ai.
Ai tha se pa iu paraqitur dokumenti që e kërkon, nuk do të vazhdojë dëshminë.
“Në atë dokument jam përshkruar si tradhtar i kombit tim, tradhtar i UÇK-së, tradhtar i dëshmorëve dhe heronjve të mi dhe popullatës së larguar e masakruar nga Kosova, unë nuk do të jap asnjë njohuri pa u pastruar komandant Hoxha. Prej këtij momenti nuk flet asgjë. Seanca do të mbyllet, unë asnjë përgjigje nuk do të jap derisa nuk shikohet dokumenti”, tha ai.
Më pas gjyqtari i kërkoi Tarës të largohet nga salla dhe njoftoi për 10 minuta pushim.