Ish-kreu i Gjykatës së Apelit pas kërkesës së PSRK-së: Nuk ka afat shqyrtimi i kërkesës

Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatë֝s së Apelit për FrontOnline, kërkesën e PRSK-së, bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet në këtë Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore e  si veprim të bazuar në kodin e procedurës penale. ”Prokuroria ka vepruar sipas kodit të procedurës

Ish-kreu i Gjykatës së Apelit pas kërkesës së PSRK-së: Nuk ka afat shqyrtimi i kërkesës


Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatë֝s së Apelit për FrontOnline, kërkesën e PRSK-së, bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet në këtë Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore e  si veprim të bazuar në kodin e procedurës penale.

”Prokuroria ka vepruar sipas kodit të procedurës penale, pasi PSRK i ka dërguar dy herë ftesë dhe Kurti nuk është përgjigjur atëherë bile i ka kërcënuar duke iu thënë prokurorëve se ”nëse guxoni ejani”. Thotë ai.

Sipas Shalës, Prokuroia Speciale nuk ka pasur rrugë tjetër përveç asaj që ka marr këtë veprim.

‘’Tash PSRK-ja nuk ka pasur rrugë tjetër pëveç ta dërgoj atë në Gjykatën e Apelit dhe më pas të vendoset lidhur me kërkesën e tyre dhe ta dëtyrojnë Kurtin të dëshmuar’’ thotë tutje.

Ish-kreut i Apelit, ka treguar edhe mundësitë dhe format e procedurës rreth kërkesës së PSRK-së, pranë Gjykatës së Apelit.

‘’Mundësia e parë është që Gjykata Themelore mundet me marr një vendim që ta denoj me gjobë prej 250 euro edhe një herë mundet ta denoj me të njëjtën gjobë të tretën herë jepet urdhëri që të shoqërohet në Prokurori për dëshmi’’ shprehet ai.

Shala, deklaron se nuk ka afat shqyrtimi kërkesa e PSRK-së në Gjykatën e Apelit.

‘’Nuk ka afat kërkesa e shqyrtimit të kërkesës’’ thotë ai.

Ai ka treguar rastet kur kërkesat e tilla kanë afate ligjore.

‘’Afat ka vetëm për hetime dhe këtu janë duke u bërë hetime edhe këtu afati është dy vite, me kërkesë të Prkurorisë mundet me e shty edhe në tri vite hetime dhe këto hetime janë të përafërta sepse bukur shumë janë afru.’’ U shpreh ai.