Ish-kryenegociatori Arifi: As Kosova, as Serbia nuk kanë bërë asnjë hap për implementimin e marrëveshjes së Ohrit
Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi, ka deklaruar se që nga arritja e marrëveshjes nuk ka pasur asnjë progres konkret në implementimin e saj. Ai është shprehur se një nga pikat kyçe të marrëveshjes, ajo e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që parashihet në pikën e pestë të marrëveshjes së Ohrit, duhet
Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi, ka deklaruar se që nga arritja e marrëveshjes nuk ka pasur asnjë progres konkret në implementimin e saj. Ai është shprehur se një nga pikat kyçe të marrëveshjes, ajo e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që parashihet në pikën e pestë të marrëveshjes së Ohrit, duhet të ishte filluar menjëherë pas nënshkrimit.
Sipas marrëveshjes, Kosova ishte e detyruar të fillonte draftimin e Asociacionit dhe të dërgonte statutin e tij për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, një hap i cili ende nuk është realizuar nga Qeveria e Kosovës.
‘’ Që nga ajo kohë nuk ka ndodhur asgjë. Në marrëveshjen e Ohrit, pika e pestë është e paraparë që menjëherë Kosova të fillojë draftimin e statutit të Asosacionit, konkretisht dërgimin e tij në gjykatën Kushtetuese. Këtë nuk e ka bërë qeveria e Kosovës, ka arsyetime jo është nënshkruar jo nuk është nënshkru’’, tha Arifi për FrontOnline.
Nga ana tjetër, Arifi ka theksuar se Serbia ka shkelur çdo element të marrëveshjes së Ohrit. Pala serbe, sipas tij, e ka injoruar këtë marrëveshje dhe ka bërë veprime që shkelin angazhimet e saj, përfshirë një letër që ajo i ka dërguar Bashkimit Evropian, duke pretenduar se është “liruar nga obligimet”.
‘’Në anën tjetër pala serbe çdo element të marrëveshjes e ka shkel dhe e ka injoruar duke e përfshirë edhe një letër që I ka shkruar Bashkimit Evropian, është liruar nga obligimet natyrisht kjo letër nuk kalon për shkak se në diplomaci kjo letër konsiderohet e pa pranuar’’, deklaroi Arifi.
Në fund Arifi tha se as Kosova dhe as Serbia nuk kanë bërë asnjë hap konkret për implementimin e kësaj marrëveshjeje.
‘’As Kosova as Serbia nuk kanë bërë asnjë hap sa i përket implementimit të marrëveshjes së Ohrit’’, përfundoi Arifi.