Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit me revole në brez kërcënon hulumtuesin: Mshele gojën more balosh se të gjuaj për dritare

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë  ndaj ish kryetari të Gjykatës së Apelit, Hasan Shalës, për shkak të dyshimit për veprën penale “Kanosje”. Në aktakuzën që e ka siguruar gazeta online Reporteri.net, Shala akuzohet se ka kanosur hulumtuesin e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) , Flamur Kabashi, pas një debati që ata të

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit me revole në brez kërcënon hulumtuesin: Mshele gojën more balosh se të gjuaj për dritare

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë  ndaj ish kryetari të Gjykatës së Apelit, Hasan Shalës, për shkak të dyshimit për veprën penale “Kanosje”.

Në aktakuzën që e ka siguruar gazeta online Shala akuzohet se ka kanosur hulumtuesin e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) , Flamur Kabashi, pas një debati që ata të dy kishin pasur gjatë emisionit “Context” në ATV, ku kishin qenë panelistë.

Hasani akuzohet se pas përfundimit të emisionit, kur panelistët janë drejtuar për në zyrën e udhëheqësit të emisionit, ka filluar sërish një debat mes Shalës dhe Kabashit, ku ish kryetari i Apelit e kërcënon atë me fjalët: “Ti je kastravec, të gjuj prej tretit kat, hajde qetu ta kallzoj qefin, hajde qetu te kallëzoj, kur del jasht te kallzoj, hajde qitu jasht se ka me ta q.. p.. nanës”.

Rasti ka ndodhur më 21 maj 2024, rreth orës 22:30.

Flamur Kabashi nga IKD, i cili ka paraqitur rastin në polici ka deklaruar se është ndjerë i frikësuar nga i dyshuari edhe për faktin se ai kishte pasur një armë në brez.

Sipas dëshmisë në polici të producentes së emisionit “Context”, gjatë akomodimit të mysafirëve tek i ftuari Hasan Shala ka vërejtur se i njëjti ka një armë në brez dhe ka kërkuar që ta largoj gjatë emisionit pasi që sipas rregullave të televizionit nuk lejohet mbajtja e armëve gjatë transmetimit të emisionit, mirëpo i njëjti i është arsyetuar “Ku ta lë armën”, e po ashtu ia ka dëshmuar se ka leje për armë.

“Pas përfundimit të emisionit personat e ftuar kanë vazhduar në zyrën e  drejtuesit të emisionit edhe pse dëshmitarja nuk ka qenë gjatë gjithë kohës prezent,  në mes personave Hasan Shala dhe Flamur Kabashi ka filluar të zhvillohet një debat i ashpër, ku Hasan Shala ka përdorur gjuhë kërcënuesi ndaj Flamur Kabashit. Ka dëgjuar Hasan Shalën duke i thënë Flamur Kabashit “Ti je llom, ti nuk je në nivel me debatua me mu, nëse kishe ardh ti të kisha qit për dritare”, thotë aktakuza.

Për rastin ekzistojnë edhe audio-incizime.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që pas shqyrtimit të gjithanshëm të provave të grumbulluara, të pandehurin ta  shpallë fajtor për veprën  penale me të cilën ngarkohet.