Ish-ministri austriak i Financave dënohet me katër vjet burg
Gjykata e Lartë e Austrisë ka dënuar me katër vjet burg ish-ministrin e Financave, Karl-Heinz Grasser, për mit-marrje dhe shpërdorim të detyrës. Fillimisht, në vitin 2020, ai ishte dënuar me tetë vjet heqje lirie, por masa u përgjysmua për shkak të zgjatjes së procedurës gjyqësore, shkruan DW. Grasser, që shërbeu si ministër nga viti 2000 […] The post Ish-ministri austriak i Financave dënohet me katër vjet burg appeared first on Albinfo.

Gjykata e Lartë e Austrisë ka dënuar me katër vjet burg ish-ministrin e Financave, Karl-Heinz Grasser, për mit-marrje dhe shpërdorim të detyrës. Fillimisht, në vitin 2020, ai ishte dënuar me tetë vjet heqje lirie, por masa u përgjysmua për shkak të zgjatjes së procedurës gjyqësore, shkruan DW.
Grasser, që shërbeu si ministër nga viti 2000 deri në 2007, akuzohej se në vitin 2004 kishte ndihmuar një investitor privat duke i dhënë informacion mbi privatizimin e 60,000 apartamenteve shtetërore, duke përfituar 9.6 milionë euro në formë ryshfeti. Pavarësisht uljes së dënimit, ky mbetet rasti më i rëndë i korrupsionit në historinë politike të Austrisë.
Ish-ministri dhe avokati i tij e cilësuan vendimin të padrejtë dhe njoftuan ankesë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, megjithëse kjo nuk e shtyn ekzekutimin e dënimit, transmeton albinfo.ch.
The post Ish-ministri austriak i Financave dënohet me katër vjet burg appeared first on Albinfo.